U tha që ishte shtatzënë për herë të dytë/ Rudina Dembacaj i lë të gjithë me gisht në gojë me përgjigjen

Rudina Dembacaj njihet për lirshmërinë dhe modestinë e saj në ekran, jo më kot ka fituar kështu edhe dashamirësinë e publikut. Moderatorja 34 vjeçare është gjithashtu aktive në Instagram.

Dy ditë më parë, ajo publikoi dy foto në rrjetin social ku ngriti dyshime për një shtatzëni të mundshme. Në fotografitë ku kishte pozuar në natyrë, barku i Rudinës dukej më i rrumbullakosur se zakonisht. Pas postimit, ndjekësit e prezantueses nisën të komentonin duke e pyetur nëse ishte në pritje të ëmbël.

Dhe Rudina bëri veprimin e papritur: Fshiu të gjitha komentet e tilla, por duke i shtuar edhe më shumë dyshimet për shtatzëni me reagimin e saj.

Megjithatë mëngjesin e sotëm, Dembcaj “i ka sqaruar” njëherë e mirë të gjithë. Ajo ka publikuar një foto nga palestra ku dukej tepër në formë dhe barku i sheshtë. Në këtë mënyrë ajo shuajti dyshimet se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Rudina, e cila u celebrua me Mark Frrokun në janar të këtij viti, ka edhe një vajzë 4 vjeçe që quhet Viktoria nga martesa e mëparshme.