Si rrallëherë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka folur për marrëdhënien e saj me Alban Hoxhën. E ftuar në emisionin ‘Jashtë loje’ Çiljeta ka zbuluar detaje të reja nga jeta e tyre familjare.
Gjatë intervistës, gazetarja i bëri një lojë të këndshme të quajtur “Çiljeta apo Albani”. Gatuan më mirë? –E përgjigjja e saj ishte: “Unë moj unë”
Sheh më shumë televizor? – “Të dy, filmat i kemi qejf shumë” “Nxehet më shpejt?”- Duke qeshur bën me dorë nga vetja
“Nuk thotë kurrë jo?”- “Una” “Kërkon falje i pari?”- “Unë”
“Thotë më shumë komplimenta?”- “Unë” “Nget më mirë makinën?”- “Të dy”
“Kujdeset më shumë për pamjen e jashtme?”- “Unë, ai është në botën e vet komplet për këtë pjesë”
“Kalon më shumë kohë me shoqërinë?”- “Ai”, tha ajo duke qeshur. “Luan më shumë me fëmijët?” – “Të dy. Edhe ai është shumë i përkushtuar tek kjo pjesë.”
Teksa luanin një tjetër lojë, Çiljeta kishte për detyrë të vazhdonte fjalinë, e andaj nuk kishte se si të mos përmendej emri i kapitenit Hoxha. “Albanit do i thoja…. ?”, kjo ishte fjalia që duhej të vazhdonte, e përgjigjja e saj ishte:
“Albanit do i thoja që është dashuria ime e dytë.” Duke qeshur shton: “E dyta pas Fernandos se mos e marrin këta dhe e presin sipas mendjes së vet”.