Kryeministri Rama u ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve që të kthehen në Shqipëri për të investuar në agro-turizëm.
Rama kërkon që të bëhen investime pasi qeveria do tu japë “bonus-grante” (lekë) emigrantëve që ndërtojnë biznesin në fshat.
“Agroturizmi është një mundësi e jashtëzakonshme për emigrantët, të cilët duan të investojnë kursimet e tyre, pasi u jep mundësinë që të sigurojnë të ardhura më të larta se nga puna në emigracion. Thirrja e katër për aplikime është e hapur deri në datën 25 shkurt. Buxheti i alokuar është 5,2 milionë euro, 75 % nga fondet e BE dhe 25 % kontribut i buxhetit të shtetit”, Rama.