Toka greke nuk gjen qetësi. Një lëkundje e fortë ka tronditur në mesnatë Greqinë.
Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, bën të ditur se rreth orës 00:27, u ndje tërmeti me shkallë 4.4 rihter.
Tërmeti ndodhi në një distancë prej 404 km në juglindje të Athinës dhe epiqendra ishte në det 21 km në veriperëndim të qytetit të Katavia (Rodos).
Prej disa ditësh Greqia po regjistron dridhje të shpeshta sizmike.