Një tërmet i fuqishëm goditi Alaskën në orët e vona të natës.
Sipas të dhënave nga sizmologet, lekundja kishte magnitudë 8.2 dhe u regjistrua shumë pranë Sandpoint, Aleutians East, Alaska, SHBA.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti goditi të Mërkurën 28 Korrik 2021 në orën 10:15 pasdite me kohën lokale në një thellësi shumë të cekët vetëm prej 4 miljesh.
Tërmetet e cekëta ndihen më fort sesa ato më të thella pasi janë më afër sipërfaqes. Madhësia e saktë, epiqendra dhe thellësia e tërmetit mund të rishikohen brenda orëve pasi sizmologët po rishikojnë të dhënat.