Emri i vërtetë i beatrix ka qenë në epiqendër të diskutimeve ditët e fundit.
Ditën e djeshme, ajo u bë sërish kryefjalë e mediave pasi u raportua se emri i vërtetë i saj është Behigje Ramosaj.
Por lidhur me këtë ka reaguar vetë nëna e saj, Antigona përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar pasaportën e së bijës dhe emrin e saj Beatrix. “A jeni të qartë se si e ka emrin Beatrixa”, ka shkruar Antigona.
Lidhur me këngëtaren ka nga ata që e mbështesin, por ka edhe mjaft kritikë sa i përket historisë së dashurisë në BBV me Donaldin.