Brenda 10 minutave janë regjistruar 8 pasgoditje pas tërmetit në Greqi. “Protothema” raporton se intensiteti dhe thellësia e tyre ka qenë:
3,5 Richter, 19 kilometra P-VP të Follorinës, thellësi 5 kilometra; 3,5 Richter në thellësi 10 kilometra; 4.2 Richter në thellësi 10 kilometra; 2.9 Rihter në thellësi 10 km, 2,9 Richter në thellësi 10 km, 2,7 Richter në thellësi 10 km, 3,9 Richter në thellësi 10 km dhe 3,9 Richter në thellësi 10 km.
Tërmeti u regjistrua me magnitudë 5.5 të shkallës Richter në qytetin e Follorinës në Greqi në orën 22:43. Valët e tij u ndjenë në shumë qytete të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, etj) si dhe në Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Greqi.
Deri tani nuk janë raportuar dëme materiale.