IGJEUM ka dhene informacionin zyrtar ne lidhje me termetin e pak minutave me pare.
Sipas njoftimit, epinqendra e regjistruar nga pajisjet e IGJEUM ka qene ne verilindje te Bilishtit me nje fuqi prej 6 balle.
Njoftimi i IGJEUM:
Sot në datën 09/01/2022, ora 22:43 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km.
Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.
Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
Nuk kemi njoftime për dëme.
Departamenti Sizmologjisë
Instituti i Gjeoshkencave