Tërmeti perseri/ Lëkundjet ndihen deri në Tiranë, mendohet për dëme të shumta

Një lëkundje e magnitudës 6.9 është regjistruar pak minuta më parë në Greqi.

Epiqendra është identifikuar në afërsi të Larisës.

Lëkundjet janë ndier deri në Tiranë.

Mendohet për dëme të shumta.

Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti u ndje kryesisht në Athinë dhe disa zona të Greqisë Perëndimore. Policia ka dërguar forcat në këto zona për të parë nga afër ndërsa është raportuar se ka pasur edhe dëme.

Disa minuta më vonë, rreth orës 12:19, u ndjenë tërmete të njëpasnjëshme më të lehta se e para, ndërsa magnituda më e lartë ishte 4.9 e shkallës Rihter.