“Tërmete binjake”/ Lëkundjet e fundit te termetit në Greqi shqetësojnë shkencëtarët

Rajoni i Larisas në Greqi është goditur nga disa tërmete të fuqishme brenda dy ditësh, ndërsa shkencëtarët janë të shqetësuar për këtë fenomen.

Ata janë alarmuar për sekuencën e fortë sizmike, pasi, sipas tyre, në thelb është një “surprizë”, pasi aktivizimi i tërmetit në atë zonë ishte i papritur, shkruajnë mediat greke.

Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmeti, Profesor Efthymios Lekkas, foli për një “tërmet të papritur”, duke pasur parasysh madhësinë e tërmetit që goditi vendin të mërkurën.

Lekkas theksoi se një pllakë tjetër tektonike u aktivizua, në veri të epiqendrës së tërmetit të së mërkurës. “Mund të karakterizohet si një tërmet, por ne duhet të shohim evolucionin e fenomenit,” tha ai.

Në deklaratat e tij të fundit, Lekkas u shfaq i bindur se ky është një tërmet i ri dhe shtoi se “tani gjithçka po nis nga fillimi”.

Ndërkohë, në deklaratat e tij për APE, shkencëtari Papazahos foli për fenomenin e rrallë të tërmeteve “binjake”. Zona me problemin më të madh është fshati Damasi, pasi shumë ndërtesa dhe shtëpi, përveç shkollës, kanë pësuar dëme të mëdha.

Amuri, Mesochori dhe Zarko i Trikala-s ishin zona më të prekura dhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme.