Tea dhe Bearti janë padyshim çifti më i përfolur i momentit në showbiz. Pasi skandali i lidhjes së tyre u bë publik, në media dhe në rrjet kanë qarkulluar thashetheme të shumta për ta.
Së fundmi, mësohet nga autorja e programit, Olsa Muhameti se çiftin do ta shohim në ekran këtë të dielë në “Për’puthen Prime”.
Reagimet për këtë lajm kanë qenë të shumta, ku vihet re edhe ai i opinionistit, Meridian Ramaçaj.
“Pështy-lëpij, lëpij-pështy, pështy-lëpij dhe lëpij-pështy. Të dielë të mbarë”, ka shkruan Meridiani në InstaStory referuar lajmit se Tean dhe Beartin do ta shohim në program.