Anila Sefa: Sot ka qenë dhe dalja e parë publike e familjarëve të vogëlushit, të cilët kanë kërkuar drejtësi pasi që në ditën e parë ata nuk e kanë besuar versionin. Ka qenë daja i pari që ka kërkuar drejtësi për nipin e tij. Në datën 7 Janar rreth orës 13:00, ka bërë me dije se një fëmijë ka ndërruar jetë në përpjekje për të marrë xhupin e tij.
Ngjarja, e cila ka ndodhur të premten, të shtunën është kryer arrestimi i edukatores, e cila ka qenë e vetme në kujdes të fëmijëve, në kujdes të 12 fëmijëve, madje ditën e shtunë, kishte prerë ditën e fejesës, të nesërmen do të fejohej. Ajo që i ka nxehur familjarët ka qenë fakti i kamerave, në fakt pasi kanë përcjellë fëmijën kanë kërkuar kamera, por në fakt ato nuk janë bërë të ditur. Ky ka qenë momenti kur ata janë acaruar dhe kanë hedhur dyshime.
Rudina Magjistari: Ti ke ndonjë informacion, a kanë qenë kamerat në gjendje pune?
Anila Sefa: Familjarët e tyre në Shtator e kanë regjistruar dhe pakti i parë që kanë kërkuar kanë qenë kamerat dhe kujdesja për fëmijën me edukatore dhe vetë drejtuesit e këtij institucioni kanë pohuar se kopshti është i pajisur me kamera. Faktet thonë se nuk ka pasur xhirime.
Ditën e sotme, siç e tha dhe nëna e vogëlushit, kopshti është hapur dhe kjo është e papranueshme sepse shoqëria shqiptare duhet të reagonte, të paktën familjarët nuk duhet t’i kishin dërguar fëmijët e tyre, por nuk ka ndodhur kjo, ato i kanë dërguar dhe dyert e kopshtit kanë qenë hapur.