Diten e ditele ndodhi nje ngjarje e rende ku u mbyten babain me dy djemt e tij. Pas ngjarjes se rende familja e tij gruaja dhe vajza kerkojne ndihme qe te lajme borxhet pasi jane ne kushte te rende ekonomike.
Albert Karaxha themeluesi i fondacionit “Për njerëzit në nevojë”, ka hapur një llogari në GOFUNDME, që shqiptarët që kanë mundësi të kontribuojnë për mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.
Një mik më pyeti, pse po mblidhen lekët, ata kanë ndërruar jetë. I thash këto tre arsye, e para t’i lajmë ato borxhe që i kanë ngelur, e dyta për familjen e tij që është në këtë lloj gjendje. Për t’i krijuar disa të ardhura, se tashmë janë pa asnjë të ardhur, vajza e tij, bashkëshortja, prindërit. Ata janë pa asnjë të ardhur. Unë pretendoj që edhe shtëpinë t’ua ndërtojmë nga e para se çdo gjë që prekin tani i kujton këtë dhimbje”,-tha Albert Karaxha.