Tavë me plëndës

Përbërësit:

1 kg plëndës

2-3 kokrra qepë

4 thelpinj hudhër

Vaj ulliri

1 lç piper i kuq

3 lgj uthull

1 lgj miell

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pasi plëndësi të jetë pastruar mirë e vendosim të ziejë derisa piruni të ngulet lehtë. Më pas plëndësin e lemë të ftohet pak dhe e presim në rripa të hollë.

Në një tigan me 6 lugë vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë hollë në shirita. Sapo ajo të fillojë të zverdhet pak e pudrosim me pak miell dhe e trazojmë për rreth 1 minutë. Shtojmë piperin e kuq, kripën, piperin e zi, uthullën, lëngun e plëndësit dhe e lëmë qepën të ziejë derisa përbërësit të lidhen, shtojmë dhe plëndësin aty dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë të cilën e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta derisa lëngu të shterojë por jo të thahet.

Leave a Reply