Supë me krem lulelakre

Përbërësit:

1 kokërr qepë

600 gr lulelakër

2 patate mesatare ose (2 lgj pure patate)

Vaj ulliri

1 litër koncentrat perimesh

100 ml pana

1 lugë gjelle mustardë

1 lugë çaji uthull

Kripë, piper i zi dhe arrë moskat

1 tufë majdanoz

3 thelpinj hudhër

4 lugë gjelle lajthi të pjekura

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepët, 1 hudhër, lulelakrën dhe lëngun e perimeve. Shtojmë uthull dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta.Në blender përgatisim pesto majdanozi duke shtuar në të edhe 2 thelpinj hudhër, vaj, kripë e piper.

Në tenxhere pasi të kenë kaluar 5-7 minuta shtojmë ehde 2 lugë gjelle pure patate. Nëse kemi patate, i presim në feta të holla dhe i vendosim së bashku me lulelakrën në zierje.Kalojmë salcën në blender duke shtuar në të pana, 2 lugë gjelle mustardë, arrë moskat, kripë, piper, 1 lugë gjelle uthull,Në fund e servirim supën duke shtuar në të 1 lugë gjelle lajthi të pjekura të grira, 1 lugë gjelle pesto me majdanoz dhe vaj ulliri.

Leave a Reply