Për shkak të reshjeve intensive atmosferike, në qytete të ndryshme të Kosovës ka pasur edhe vërshime.
Për shkak të shiut të madh në orët e mesditës, edhe rrugët e Prizrenit sot janë vërshuar.
Me reshje të shumta të shiut, stuhi dhe vetëtima është karakterizuar vendi ynë gjatë javës së fundit.
Mediat lokale nga ky qytet kanë publikuar pamje të vërshimeve nga rrugë të ndryshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet nga masat e ngrohta të ajrit, por relativisht të paqëndrueshme në dy ditët e para, pasi që parashihen vranësira të ç’rregullta që vende –vende parashihen të sjellin reshje lokale s