Aurela Gaçe është një nga artistet më energjike dhe shpërthyese të skenës sonë. Aq fuqi sa ka në zërin e saj, aq ka edhe në fizikun e saj dhe për këtë Aurela di sesi të kujdeset.
Në një video të postuar në Instagram, këngëtarja shkruan:
“Duke pritur 47-vjetorin (nesër dmth). Të kujdesesh për shëndetin tënd fizik, shpirtëror, psikologjik eshtë dashuri jo vetëm për veten, por edhe për ata që të rrethojnë. Sa më mirë të ndihemi me veten, aq më shumë dashuri shpërndajmë, aq më shumë japim në familje, në shoqëri.
Unë të paktën kështu e shoh, e kështu veproj”, shkruan Lela siç i thërrasin miqtë dhe të dashurit e saj dhe nuk mund të jemi më shumë se kaq dakord me të.
Së fundmi Aurela Gaçe ka publikuar projektin bashkëpunim me Stine, S.F.L, i cili ka risjellë tek publiku Dr. Florin, i ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare, projekt që është pritur mjaft mirë nga fansat.