Miriam Cani gjithmonë ka treguar raportin e veçantë që ka patur me të ëmën e cila nuk jeton më.
Sot bëhen 12 vite që ajo nuk është pranë saj dhe këngëtarja e ka përkujtuar me një foto mjaft të bukur ku e ëma e ndjerë ka qenë e re.
“Sot u bënë 12 vite pa ty mami. Më mungon në çdo frymëmarrje”- janë fjalët e Miriamit që na e rrënqethën mishin.
Këngëtarja ka treguar dhe më parë për raportin e veçantë që ka patur me të ëmën, teksa u shpreh se mbetet një model për të.