Skënder Brataj: Këshilla për të mbrojtur trupin nga temperaturat e acarta të këtyre ditëve

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve, të pazakonta për vendin tonë, kanë vënë në alarm autoritetet shëndetësore të cilat shpesh japin këshilla se si t’i mbijetojmë këtij të ftohti e të mbrojmë organizmin nga ndryshimet e papritura. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë një listë të gjatë këshillash për mënyrën si duhet të vishemi, të ushqehemi, të ngrohim ambientet, etj.

KËSHILLA PËR TË JETUAR ME TË FTOHTIN!
– Konsumoni vakte të rregullta dhe pije të nxehta (të paktën 1-1.5 litër lëngje në ditë).

– Shmangni alkoolin dhe pijet superalkolike. Ndryshe nga sa mund të mendohet, ato jo vetëm që nuk ndihmojnë në mbrojtjen kundër të ftohtit, por shkaktojnë humbjen e nxehtësisë së prodhuar nga trupi dhe të favorizojnë fillimin e hipotermisë!

– Në rast të sëmundjeve kardiovaskulare ose të aparatit respirator shmangni daljet herët në mëngjes dhe në mbrëmje dhe preferoni orët më pak të ftohta të ditës.

– Mos e nënvlerësoni rëndësinë e veshjes.

Kapele, shamia, dorezat, dhe pardesyja ose xhubi i ngrohtë janë ndihma të shkëlqyera kundër të ftohtit.

-Mos harroni të vishni këpucë me thembra që nuk rrëshqasin në rast akulli.

– Nëse do të shkoni në një udhëtim me makinë, mos harroni të merrni me vete batanije dhe pije të ngrohta.

– Kini kujdes të mbroheni nga ndryshimet e papritura të temperaturës kur kaloni nga një mjedis i ngrohtë në një mjedis të ftohtë dhe anasjelltas.

– Ngrohja duhet të jetë graduale

– Në shtëpi, rregulloni temperaturën rreth 20-22 ° C dhe mbani lageshtinë e ajrit në dhomë pasi nga nxehtësia ajri bëhet shumë i thatë dhe dëmton mukozat.

SI TË VEPROJMË KUR TEMPERATURAT JANË TË ULËTA.

Si mbrohet trupi ynë nga i ftohti

Me të ftohtin, trupi ynë aktivizon mekanizmat termorregullues për të ruajtur ekuilibrin termik të trupit me mjedisin e jashtëm. Në temperatura shumë të ftohta, përveç vazokonstriksionit kutan i cili redukton humbjen e nxehtësisë me ambientin e jashtëm, ka edhe një rritje të frekuencës kardiake. Gjithashtu organizmi rrit prodhimin e nxehtësisë së brendshme (termogjenezën) përmes rritjes së aktivitetit të muskujve skeletorë (dridhje e pavullnetshme ose aktivitet fizik i vullnetshëm) dhe rritja e proceseve metabolike qelizore që lejojnë transformimin e rezervave të lipideve dhe glukozës së trupit në energjinë e disponueshme për vetë trupin. Prandaj, një marrje e rregullt e ushqimit në këtë sezon është thelbësore për të na ndihmuar të përmbushim kërkesat e shtuara në proceset metabolike të trupit të nevojshme për të rritur prodhimin e energjisësë së brendshme.

Rreziqet shëndetësore që lidhen me temperaturat e ulëta

Në përgjithësi individët e shëndetshëm përshtaten shpejt me ndryshimin e temperaturave dhe ata mund të përballojnë motin e ftohtë të dimrit. Efektet e të ftohtit në shëndet ndodhin kur aftësia e trupit të njeriut për t’u përshtatur me temperaturat e ulëta reduktohet nga disa faktorë, si p.sh mosha, prania e sëmundjeve kronike, marrja e medikamenteve, mungesa e strehimit adekuat. Efektet shëndetësore mund të ndodhin menjëherë pas ekspozimit, ose në rastin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, edhe me vonesë disa ditore.

Kur termometri bie, temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë rreziqet e mëposhtme për shëndetin:

Fillimi i sëmundjeve të ftohjes: Ftohja, ngrirja, hipotermia e tjer. Përkeqësimi i sëmundjeve kronikesi: Sëmundjet kardiovaskulare, në veçanti sëmundjet e zemrës, sëmundjet e apartit respirator, si azma tek fëmijët dhe bronkopatitë kronike (COPD) tek të moshuarit. Rritja e rrezikut të infarktit të miokardit dhe goditjes në tru. Përkeqësimi i simptomave të disa sëmundjeve reumatizmale. Rritja e rrezikut të infeksioneve, veçanërisht infeksionet e mushkrive si pneumonia nga gripi (pas një modifikimi të mbrojtjes imune lokale ndaj patogjenëve shkaktuar nga ekspozimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ndaj të ftohtit). Rritja e rrezikut të traumave për shkak të ngriracave dhe aksidenteve rrugore.

Sëmundjet e të ftohtit

Patologjitë nga i ftohti mund të shfaqen kur ekspozohen ndaj temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, veçanërisht në lidhje me stuhitë, erërat e ftohta dhe lagështia e lartë e ajrit, dhe masat mbrojtje joadekuate. Fillimisht preken gjymtyrët (duart, këmbët, veshët, hunda), pasi janë më të ekspozuara. Këto patologji paraqesin rrezik për punëtorët që punojnë në ambiente të jashtëme dhe për të pastrehët gjatë valëve të ftohta.

Çfarë janë?

Janë lezione të kthyeshme të lëkurës, që shfaqen nëse pjesa e ekspozuar është shumë e ftohtë ose e lagur ose ka erë të fortë. Lëkura e gishtave është kryesisht e prekur, e zbardhur ose e verdhë-gri me një ndjesi mpirje dhe kruajtje në zonat e prekura, ndonjëherë të shoqëruara me dhimbje. Në raste të rënda, zonat e prekura mund të enjten, skuqen dhe të mbulohen nga vezikulat. Zakonisht shërohen në 2-3 javë.

Kush ështe në rrezik

Njerëzit që jetojnë në banesa me ngrohje të pa mjaftueshme dhe me lagështi. Ato shfaqen kur hyjmë nga ambienti i jashtëm dhe zona e prekur nxehet shumë shpejt (ndonjëherë duke u afruar menjëherë dhe duke qëndruar në këmbë shumë afër kaloriferëve). Ato janë më të zakonshme tek njerëzit e dobët sipas masës trupore, sidomos te femrat dhe pacientët me sëmundje hematologjike, autoimune, hepatite virale ose tumoret.

Çfarë të bëjmë

Është e rëndësishme të mbroni zonat e prekura nga i ftohti, të përdorni kremra qetësues për të lehtësuar pruritin(kruajtja) dhe duke qetësuesuar dhimbjen. Është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun tuaj nëse simptomat tuaja nuk përmirësohen, nëse zona e prekur është shumë e nxehtë, ose edhe kur zhvillohet dhe ekziston rreziku i infeksionit, veçanërisht nëse vuani nga diabeti. Shmangni duhanin. Pirja e duhanit ka efekte të dëmshme në sistem vaskulare. Lezionet e lëkurës mund të rishfaqen gjatë dimrave të mëvonshëm.

Si të parandalohet

Shmangni ekspozimin ndaj të ftohtit, vishni këpucë dhe veshje të ngrohta dhe të papërshkueshme nga uji, shmangni mbajtjen e këmbëve duarve dhe fytyrës të lagura,. Ngrohni në mënyrë të përshtatshme shtëpinë dhe vendin e punës. Kur hyni në shtëpi bëni kujdes të ngroheni gradualisht dhe ngrohni pjesët e ftohta të trupit.Mos pini duhan.

Patologji të tjera që shkaktohen nga i ftohti janë:

Ngrirja dhe hipotermia

Rekomandime të përgjithshme për të mbrojtur veten tuaj nga i Ftohti

Si të përgatitemi për stinën e dimrit

Është e rëndësishme të kontrolloni funksionimin e duhur të impianteve të ngrohjes dhe kaldajt për të shmangur aksidentet shtëpiake.

Merrni parasysh instalimin e një detektori të monoksidit të karbonit, i cili mund të formohet duke përdorur sisteme të gazit të djegshëm dhe përdorimin e zjarrit me dru, në rastet e mosfunksionimit dhe ajrimit të sistemit të ventilimit.

Nëse qyteti juaj ka ngrica të shpeshta ose borë në dimër, mbroni kontatorët matës dhe tubat që janë të zbuluar për të shmangur çarjen ose ngrirjen e tyre. Kërkoni këshilla nga ujësjells-kanalizimet si të veproni.

Mbrohuni nga gripi me vaksinën e gripit veçanërisht personat që vuajnë nga sëmundje kronike, ata mbi 65 vjeç vjetç dhe gratë shtatzëna. Nëse keni dyshime, bisedoni me mjekun tuaj.

Jashtë shtëpisë

Përdorni veshje të rehatshme me shumë shtresa, ajri midis një shtrese dhe tjetrës ndihmon për të mbajtur nxehtësinë e trupit. Vishni një xhaketë ose xhub të papërshkueshëm nga uji, sidomos në prani të erës, shiut ose borës. Nëse rrobat tuaja janë të lagura, i ndërroni ato me rroba të thata sa më shpejt të jetë e mundur.

Vendosni një kapele dhe mbuloni gjithmonë hundën dhe gojën me një shall që të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes dhe të mos humbisni nxehtësinë trupore.

Përdorni doreza për të mbrojtur duart tuaja veçanërisht te njerëzit që vuajnë nga Sindroma Raynaud. Dorezat mund të ndihmojnë në parandalimin e fillimittëi simptomave si ajo e dhimbjes.

Vishni një palë këpucë të papërshkueshme nga uji me thembra që nuk rrëshqasin dhe kushtojini vëmendje rrezikut të rënies, veçanërisht kur ka ngrica.

Në rast bore, bëni kujdes nga copat e akullit që mund të bien nga çatitë e ndërtesave ose nga shembja e degëve të pemëve nën peshën e borës.

Mbroni lëkurën nga thatësia dhe acarimi duke përdorur kremra hidratues; veçanërisht efektive janë ato me përmbajtje të lartë alfahidroksiacide (acide frutash); gjithashtu mbroni buzët me një balsam specifike.

Dr.Skender Brataj