Ska me dyshime! Puthje e përqafime, Ledjana dhe Mevlani kapen “mat”

Mevlan Shaba njihet për atë djalin që di të surprizojë vajzat. E teks u ka bërë dhurata të ndryshme vajzave me të cilat ka dalë në takim në “Për’puthen”, Ledjana ishte ajo me më shumë fat.

Kjo për faktin se Mevlani krijoi një këngët për të. Por pavarësisht kësaj dhurate, Ledjana ende vijon që të ketë dyshime për djalin nga Kavaja. Por së fundmi në rrjet është përhapur një video ku Mevlani këndon këngën dedikuar Ledjanës, e cila e shoqëron në koncert.

Dyshja duken mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa pjesëmarrësit këndojnë në kor këngën e tyre. Madje nuk kanë munguar as shkëmbimi i puthjeve mes njëri-tjetrit.