Një fshat në qytetin e Fierit prerj vitesh vuan për një ambulancë e cila është në kushte skandaloze.
Fotoja e mëposhtme e cila është marrë nga web Ora tregon një ndërtesë të braktisur, e cila është ambulancë e fshatit Peshtan i Vogël në Fier. Siç dallohet në foto dallëndyshet kanë ngritur fole, dhe muret janë amortizuar si dëshmi e harresës së institucioneve.
Infermierja që shërben në këtë qendër shëndetësore tregon që askush nuk ka vënë dorë prej vitesh, ndërsa thotë se aty mungojnë gjërat elementare.
“Po bëj 8 vjet që po bëj shërbim në këtë ambulancë dhe nuk ka asnjë kusht këtu. Drita nuk ka, ujë nuk ka. Çfarë vjen nga Zoti bie brenda.”
Video