Si të mbroheni nga diabeti i tipit 2 përmes ushqimit

Prediabeti paraqet një gjendje të niveleve kronike të larta të sheqerit në gjak, por që nuk është e mjaftueshme që të klasifikohet si diabet i tipit 2. Kjo është mënyra që trupi juaj ju paralajmëron se keni 10 deri në 20 herë më shumë gjasa për të zhvilluar diabet, në krahasim me ata të cilët kanë nivel normal të sheqerit në gjak.

Studimet në gjithë botën kanë treguar se prevenimi mund të parandalojë ose të paktën të shtyejë për një kohë shfaqjen e diabetit të tipit 2. Përmes ushqimit të shëndoshë, humbjes së peshës dhe ecjes këmbë për 30 minuta në ditë, pesë herë në javë, rreziku i sëmundjes bie për rreth 58 për qind brenda dy viteve.

Çfarë duhet të hani ju, në qoftë se dëshironi të parandaloni shfaqjen e diabetit?

Më shumë pemë dhe perime

Meta-analiza e studimeve që përfshinte më shumë se 179,000 njerëz, tregon se rrezikun më të ulët të diabetit tip 2 e kishin ata persona që kishin patur konsumim më të lartë të perimeve dhe frutave. Veçanërisht të dobishme kanë dalur të jenë perimet me gjethe jeshile, të tilla si panxhar (rrepë), spinaq, lakër jeshile, lakër aziatike, marule, arugula dhe brokoli

Harrojini lëngjet e ëmbla

Studimet kanë treguar për një lidhje të qartë në mes të konsumit të përditshëm të pijeve të ëmbla dhe zhvillimit të diabetit. Për më tepër, gjatë studimit dhjetë-vjeçar, 38.000 njerëz të cilët kishin këtë shprehi, kishin zhvilluar diabetin e tipit 2 të diabetit.

Indeksi glikemik

Indeksi glikemik, numri i cili rendit ushqimet sipas shpejtësisë me të cilën rrisin nivelet e glukozës në gjak pas konsumimit, është një mjet i dobishëm për të zgjedhur menynë tuaj. Të gjitha vlerat e indeksit glikemik nën 55 konsiderohen të ulëta. Është dëshmuar se rreziku për diabetin e tipit 2 është rritur për 8 për qind për çdo pesë njësitë mbi vlerën e rekomanduar të marrjes ditore.

Pini më shumë kafe

Kafja, me ose pa kafeinë, përmban molekula bioaktive që ndihmojnë rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Acidi klorogjen përmirëson metabolizmin e glukozës dhe ndjeshmërinë e insulinës, dhe acidi kofeinik rrit nevojën për përdorimin e glukozës nga ana e muskujve. Kjo shpjegon pse në 28 studime që kanë përfshirë një total prej më shumë se një milion persona, ata individë që pinin kafe më shumë kishin rrezik më të ulët për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Dieta me konsum të zvogëluar të karbohidrateve

Në kuadër të katër studimeve që kanë përfshirë më shumë se 85.000 persona, ndër të cilët është shënuar një incidencë prej 8.000 rasteve të diabetit gjatë një periudhe prej 20 vjetësh, është treguar se ato subjekte që kanë konsumim më të ulët të karbohidrateve, ishin në një rrezik të vogël por dukshëm më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2, në raport me subjektët tjerë. Për këtë arsye, rekomandohet që nga ushqimi të heqen të gjitha produktet e tilla si sheqeri, përfshirë fruktoza dhe të gjitha sheqernat e rafinuara si dhe mielli i rafinuar, por që të ruhet një futje normale e karbohidrateve komplekse, të tilla si drithërat integrale. /