Sa herë jeni tunduar nga një buzëqeshje jo dhe aq spontane?
Një psikolog në Britaninë e Madhe ka ideuar një test që mat aftësitë empatike të secilit duke nisur nga aftësia për të gjykuar buzëqeshjet e të tjerëve.
Në prani të një fotografi, ai u ka kërkuar disa personave që të imagjinojnë një person që nuk e kanë qejf dhe të japin buzëqeshjen e tyre false më të mirë.
Në një moment të dytë, të njëjtët persona janë fotografuar ndërsa buzëqeshnin në mënyrë spontante gjatë një bisede me një mik.
Sa e vështirë është të dallosh shprehinë false?
“Shumë, nëse u mungon empatia” shprehet Wiseman, që ka testuar aftësitë empatike të një numri të konsiderueshëm vullnetarësh, edhe në bazë të profesionit të tyre duke i vendosur para fotove që tregonin dy llojet e buzëqeshjeve, atyre natyrore dhe atyre false.
Kush ka qenë më i zoti në dallimin e një buzëqeshje false?
Ata që kishin profesion shkencat sociale kanë pasur 80 % të përgjigjeve të sakta, të ndjekur nga gazetarët (73%) dhe biologët (66%).
Tani besoj se do donit të dinit se cila nga dy buzëqeshjet në foton e mësipërme është ajo false?
Përgjigjia është…ajo djathtas.
“Në një buzëqeshje natyrale lëvizim më shumë muskuj të fytyrës. Shikohet nga rrudhat rreth syve të subjektit” shprehet profesori.
Focus/SCAN