je tregtar qumeshti udhetonte ne nje anije, pasi kishte shitur qumeshtin dhe kishte fituar 12 derheme.
Teksa nxori qesen me derheme dhe po i numeronte, u befasua nga nje majmun, i cili ia mori qesen dhe derhemet filloi t’i hedhe nje e nga nje ne det.
Pasi hodhi shtate derheme, majmuni ia ktheu perseri qesen tregtarit.
Nje njeri qe kaloi aty prane, e pa tregtarin te zemeruar dhe e pyeti mbi shkakun. Tregtari i tregoi ate qe ngjau.
Burri e pyeti: “Mos je tregtar qumeshti ti?”
“Po” -iu pergjigj tregtari.
Burri: “Mos e perzien qumeshtin qe shet me uje?”
“Po” – iu pergjigj tregtari i zene ne siklet.
Burri i tha: “Atehere derhemet qe fitove nga uji i mori uji, kurse ato qe fitove nga qumeshti i ke ne qese.