Vonesa dhe kaos në aeroportin e Rinasit, për shkak të shtyrjes së disa fluturimeve.
Bëhet e ditur se udhëtimet e planifikura mëngjesin e sotëm nga Shqipëria drejt Turqisë janë shtyrë për në mbrëmje, ndërkohë që edhe linja të tjera kanë vonesa me disa orë.
Po ashtu raportohet edhe për një avion që ka shfaqur probleme dhe ndodhet prej disa orësh në pistë pa mundur të niset drejt destinacionit.
Situata raportohet nga qytetarë që ndodhen prej disa orësh në pritje për të udhëtuar në destinacionet e planifikuara, shumë prej të cilëve për pushime.
Pershendetje Joq! ATHS dhe AIRALBANIA mbajne prej me shume se 12 oresh ne aeroport udhetaret e linjes Tirane – Antalya. Nuk mbajne asnje pergjegjesi mbi lodhjen qe po perjetojne me shume se 200 pasagjere, vonesen e fluturimit dhe diten e humbur te pushimit. Te agjencia me thane qe po te doni mund te merrni parate mbrapsht por nese niseni nuk eshte faji i tyre por i Airalbania mbi vonesen. Fola me Airalbania dhe ata nuk me kthejne pergjigje sepse nuk jam klient i tyre por i ATHS. Nuk mund te marr parate mbapsht se pushimet i kam rezervuar familjarisht dhe nuk mund te shtyj lejen e zakonshme ne pune. Ata te ofrojne zgjidhje te pamundur. Kemi pakete 7 ditore ne Antalya dhe kushtoi mbi 2500€. Oferten e zgjodha vete por problemi eshte qe parate i marrin menjehere por llogari dhe zgjidhje nuk jep askush sepse sapo lind problemi eshte faji i dikujt tjetër… Flm.