Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Itali, ku si protagonst ka qenë një shqiptar 50-vjeçar me inicialet N.S.
Qytetari N.S, nga Tirana, rreth 50-vjeç, është i shqetësuar. Prej disa ditësh ai ka simptomat klasike të infe.ksionit, ato që mjekët thonë se lidhen me Covid. Nga terapia e bërë, duket se rezultatet janë shumë të kë.qija. N.S trembet. Mjeku i jep pak shpresa, megjithatë i vetmi doktor që ka dhënë rezultate edhe në rastet më të rë.nda është anestezisti i famshëm, më i miri në Itali, Alberto Zangrillo, në Milano. Bëhet fjalë për të njëjtin mjek që ka shëruar Berlusconin.
Ai që nuk ka asgjë për të humbur, rre.zikon, por problem nuk është ky, problemi qëndron tek humbësit, që në këtë rast janë të tjerët, të cilët nuk e meritonin të ishin krah për krah me aventurën e një njeriu që po humbte jeten. Rezervoi një fluturim për në Milano, pa njotimet e ambasadës italiane në Tiranë, çdo gjë perfekt.
Kalon sigurimin në aeroport dhe mbërrin në derën e doktor Zangrillo-s. Kur shqiptari i tregon aventurat e tij, mjeku vë duart në kokë. Kryen telefonata urgjente. Informohet aeroporti i Malpensas. Të gjithë pasagjerët që udhëtuan me këtë njeri të infe.ktuar, kontrollorët që besuan gënjeshtrat e tij, dhe shoferi i taksisë që kaloi një orë me të. Një katastrofë e vërtetë.
Por mjekët i japin ndihmë kujtdo që e meriton. Edhe pse ndjenja e drejtësisë e shtynte ta rikthente me “shkelma” në Shqipëri. Ndoshta e bëjnë pasi ta kenë shëruar.