Lulzim Toci është 30-vjeçari shqiptar që në kulmin e një debati familjar mbyti bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur, 4 dhe 6-vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 5 të mëngjesit në San Felice a Cancello, në zonën e Caserta, Itali.
30-vjeçari, pas krimit, ka shkuar në shtëpinë e kunatës së tij, duke i kërkuar që ta shoqëronte në spital, por gruaja nuk e besoi dhe thirri nipat e saj, katër e gjashtë vjeç. “Babi vrau mamin” i thanë fëmijët tezes, e cila menjëherë kontaktoi policinë. Kur policia mbërriti në vendngjarje, burri po endej pranë shtëpisë, në via Caravaggio në gjendje të konfuzuar.
Ai u dërgua në Komisariat në pritje të hetimeve rreth ngjarjes së rëndë. Lulzimi ishte një punëtor bujqësie, ndërsa viktima Eleonora Toci, 24-vjeçe dhe nuk punonte.
Burimi JOQ