Shqiperia goditet nga 3 termete brenda dites. Ja ku ishte epiqendra

Pasditen e sotme, rreth orës 17:29, një tërmet me magnitudë 3.1 ballë u regjistrua në afërsi të Shkodrës, 14 kilometra në verilindje të qytetit. Sipas raportimeve, tërmeti kishte një thellësi prej 15 kilometrash, duke u ndier lehtë nga banorët e zonës.
Ky është tërmeti i tretë i regjistruar gjatë ditës së sotme. Më herët, një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter u regjistrua me epiqendër në Detin Adriatik, ndërsa një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 goditi zonën e Çorovodës.