Eshte e cuditshme qe ne Kosove nuk mund te japesh mesim dhe te jesh mesuese pasi nje femer mban shami dhe eshte praktikante e besimit Islam.
Kjo nuk ndodh ne asnje vend evropian demokratik pervec se ne Kosove. Eshte pa llogjik sepse njerezit duhet te vishen si te duan vete jo me imponim si ajo qe do rroba te gjata apo dhe ata femra qe vishen me te shkurtra. Jemi nje vend demokratik dhe jo komunist.
Mësuesja e matematikës, në një shkollë të Komunës së Suharekës, Remzie Lezi, është përjashtuar nga e drejta për ta ushtruar profesionin e saj, për shkak të bartjes së shamisë.
Ndera Fiti shprehet se:“Pse nuk bën kjo me shami me dhënë mësim në shkollë? A ka vlera me pak se një tjetër mësueses? Apo është e paditur? Apo i trajton studentët ndryshe? Secili ka të drejtë të vishet si të dojë. Është zgjedhje individuale/ Me qenë me shami nuk bën. Me qenë me këmishë nuk bën. Të shkosh me xhinse nuk bën. Po më vjen marre e ndërsa juve Këshillit të kësaj shkolle kam një fjalë..Turp”