Arbër Hajdari reagon pas zinxhirit të shpëtimit që banorët bënë dje, ku ndër të tjera, Monika shpëtoi Ilirin. Nuk e kuptoj tha Arbër Hajdari, këtej thotë është i lig, këtej e shpëton. Është të vësh duart në kokë e të ikësh me vrap.
Arbana pyeti Monikën pse kjo zgjedhje dhe Monika argumentoi pa lidhje, se dua që të dal në nominim me Ilirin prandaj. Pastaj shpërtheu në një fjalim emocional dhe kakofonik “jemi njerëz, përtej lojës” e të tjera.
Gjë që e konfirmoi edhe Balina nga studio. Nuk e kuptuam gjithë këtë fjalim i tha Balina, Monikës dhe Monika u përpoq sërish të sqaronte situatën nga ana emocionale duke mos mundur të sqarojë veten.
Beniada zgjodhi të shpëtojë Arjolën sepse i ka ndenjur afër, Arjola zgjodhi Monikën sepse e pa të rrezikuar dhe donte ta shpëtonte.
Iliri zgjodhi Tanin sepse kalon shumë kohë me të dhe argumentoi se këtë udhëtim brenda shtëpisë e shikon tani për tani.
Donaldi tani ka ngelur fillikat. Ndoshta ky është çmimi i më të fortit për tu paguar. Emisioni më i ndjekur i shqiptarëve në 2021 dhe 2022 tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Duhen edhe tri javë për të shkuar në finale dhe treshja e fundit deri-diku dihet.