Durrës- Ka dasmë në familjen Berisha. Armina dhe Shkëlzeni po kurorëzojnë sonte dashurinë e tyre në martesë. Dasma me mbi 300 të ftuar ka mbledhur personazhe të njohur të ekranit e politikës. Ndërkohë një detaj i rëndësishëm i çdo dasme është dhe ushqimi.
Në disa foto të publikuara nga brenda dasmës shihen pjatat e servirura, të cilat kanë një veçanti. Duke qenë se dasma po kremtohet në një agroturizëm i është vënë theksi ushqimit tradicional shqiptar.
Lugët janë prej druri dhe enët njëpërdorimëshe. Siç shihet edhe nga fotot ushqimi duket të jetë ndryshe nga dasmat e tjera, ç’ka e ka bërë të veçantë përzgjedhjen e Arminës mbi pjatat që do u serviren dasmorëve.