Sheqerpare!
1 gotë gjalpe të zbutur
3 gota uji-miell
1 vezë e plote, dhe dy të verdha
Pak vanile
1 gotë sheqer
Përbërësit për sherbetin!
1 gotë e gjysmë ujë
2 gota sheqer
Përgatitja!
Brumi përgatitet njëlloj sikurse për biskota, d.m.th rrihet gjalpi me sheqer, i shtojmë vezët pjesë-pjesë, duke i rrahur vazhdimisht, i
hedhim miellin e situr dhe i përzirë me sodë.
E bëjmë brumin, e prejmë në forma ose në mungesë të tyre e bëjmë me dorë në formë të rrumbullakët, dhe i vëjmë në tavë-tepsi me pak yndyrë.
Lihen të piqen në 25-30minuta në temperaturë 180°C, dhe më pas hiqen nga furra.
Pasi të jenë ftohur pak, i hedhim sherbetin e aromatizuar me vanile, të përgatitur më herët.
Duhet të kemi kujdes, të mos e hedhim sherbetin e nxehtë, në mënyrë që të mos qullosen sheqerparet!
Ju bëftë mirë🥰
Recete nga Kuzhina Vjoles