Aktorja turke e njohur nga roli i “Shehrezades”, Berguzar Korel është bërë nënë për herë të tretë nga martesa me Halit Ergenç, ose siç e njohim ndryshe “Sulejmani i Madhërishëm”.
Berguzar ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Leyla dhe gëzon shëndet të plotë. Aktorja e lindur vajzën në një spital privat në Maslak. Mediat turke raportojnë se Halit nuk e ka lënë bashkëshorten vetëm gjatë lindjes.
Berguzar dhe Halit Ergenç u martuan në vitin 2009. Ata u njohën nga seriali “1001 netë”, i transmetuar edhe në vendin tonë. Çifti ka dhe dy djem, Ali dhe Han.