Aktorja Sila Turkoglu ka fituar zemrat e publikut shqiptar me rolin e Seherit në serialin “Amaneti”. Ajo është vetëm 22 vjeç dhe ka arritur të bëhet një aktoret më të pëlqyera në Turqi e më të ndjekura, pikërisht prej këtij roli që i dha famën e madhe edhe jashtë kufijve turk.
Sila është aktive në rrjete sociale ku poston shpeshherë foto e video nga seriali që ende vazhdon xhirimet në Turqi, por edhe momente nga jeta e saj private. Aktorja ka prezantuar edhe motrat e saj, të cilat janë më të mëdha në moshë. Në pozat e tyre së bashku shihet qartë se tre motrat ngjajnë kaq shumë.