Sallatë me fruta deti. I thua dot jo?

Kush nuk e pëlqen një sallatë me fruta deti? E shijshme po, me vlera ushqyese po, recetën jua japim ne. Juve ju mbetet veçse të nisni nga puna. 
Ju bëftë mirë! 

Përbërësit: 

  • 500 gran vongole
  • 150 gram sepje
  • 400 gram perime mikse
  • 300 gram karkaleca
  • 150 gram oktapod
  • 1 tufë majdanoz
  • lëng limoni
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • hudhër
  • kripë, piper

Përgatitja:

  • Vendosni për të zier karkalecat bashkë me guaskën përrreth 10 minuta në ujë të vluar. Pastroni sepjet dhe oktapodin, më pas kulloni karkalecat dhe qërojini.
  • Gatuani në të njëjtën enë sepjet dhe oktapodin përreth 20 minuta.
  • Më pas në një enë vendosni vongolet dhe prisni sa të hapen. Në një enë tjetër vini për të zier perimet mikse përreth 15 minuta.
  • Grini hollë hudhrën dhe bashkojeni me majdanozin, trumzën, pak finok, vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper. 
  • Më pas prisni në copa oktapodin dhe sepjet, vendosini në tas për sallatë bashkë me karkalecat, vongolet dhe perimet dhe në fund rregulloni sallatën me salcën e përgatitur. Shërbejeni dhe tani është koha për ta shijuar!