”Sa keq që nuk e mëson dot reagimin e vajzës së tij”/ Ja çfarë ka thënë ajo pasi pa Ilirin duke qarë

Gjatë ditës së djeshme brenda shtëpisë së BBV-së u lëshua kënga e ish banorit Sabianit. Pak ditë pasi u eliminua Sabiani ka publikuar këngën e titullua ‘Tradhtare’.

Pasi u dëgjua brenda shtëpisë, Iliri u përlotë duke u shprehur se këtë këngë e shkruar për të. Menjëherë pas kësj ka reaguar edhe vajza e Ilirit me një dedikim për të.

Vajza e tij, Emily Shaqiri duket se është prekur shumë nga videoja e babait të përlotur, ndaj ka vendosur t’i bëjë një dedikim në faqen zyrtare në rrjetin social “Instagram”. “Babush dua shumë të të përqafoj fort”, komentoi ajo.

Marrëdhënia e Ilirit me Sabianin është komentuar shumë për miqësinë e ngushtë që ata kanë krijuar brenda shtëpisë, e që duket se do të vazhdojë edhe jashtë.

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” është dëgjuar kënga e re e Sabianit, e titulluar “Tradhtare”. Iliri nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka dëgjuar zërin e shokut të tij të ngushtë. “E ka bërë për mua këtë”, është shprehur ai referuar pjesës “Gjithë jetën të kujtoj edhe kurrë nuk të harroj”

“Çfarë Sabi je!”, ka vazhduar ai mes lotësh dhe duatrokitjesh, së bashku me Arjola Demirin, e cila e ka përgëzuar nga brenda shtëpisë.