Partnerja e Shpat Kasapit, Selvija ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory. Mes të tjerash, ajo ka folur për raportin e saj me vjehrrën.
“A jeni aq të afërta me nënën e Shpatit sa ke treguar në emision?”, është pyetur Selvija. Ajo e ka cilësuar mamin e këngëtarit si mbretëreshë, heroinë dhe ëngjëll: “Kush e njeh mamin e Shpatit e di se për çfarë mbretëreshe kam folur. Jemi shumë të afërta, për mua është heroinë, ëngjëll.”
Pak kohë më parë, e ftuar në “Roped With Olsi”, Selvija tha: “Nëna e Shpatit për mua është një shoqe shumë e ngushtë edhe një mbështetëse shumë e madhe. Dhe e them publikisht se pa atë nuk do të kisha arritur këtu jam. Më ka ndihmuar shumë në çdo aspekt me Shpatin”.
Kujtojmë se ditën e djeshme Selvija zbuloi se ajo dhe Shpati kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.