Rikthehen ngricat reshjet t dëbore dhe temperatura -4°C moti merr kthesen e pa pritur

Me vranësira të dendura mbizotërojnë kushtet e motit në rajonin verior, por me kthjellime dhe vranësira të lehta mbetet qendra dhe jugu. Sipas MeteoAlb pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave në zonën e alpeve dhe zona të izoluara të qendrës ku mund të rrezikohen momente të shkurtra me reshje shiu e dëbore. Edhe nata vijon me vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15-16 °C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h verior – Veriperëndimor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të ftohta por të kthjellëta që kanë përfshirë prej ditësh të gjithë republikën e Kosovës do të vijojnë të kushtëzojnë motin, ku në një pjesë të mirë të vendit do ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

Mbetet ndikimi i të ftohtit siberian mbi rebulikën e MV duke diktuar kthjellime por temperatura të ulëta dhe ngrica. Këto kushte të motit të mbeten gjatë gjithë ditës dhe deri mëngjesi pasardhës.

Rajoni dhe Europa

Veriu, Lindje dhe Jugu i Europës do të paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare. Por vijon situata problematike për shkak të reshjeve të shiut e dëborës në Rajonin e Balltikut, Europën Qëndrore dhe pjesërisht veriun e Rajonit të Ballkanit. /abcnews.al