Revani me sherbet. Shija si e gjysheve tona

Përbërësit :10 kokrra vezë ,10 lugë gjelle sheqer ,10 lugë gjelle miell

Shërbeti, 1 kg sheqer ,750 ml ujë ,2 feta limon

Përgatitja:
Fillimisht vendosim në një tas vezët e plota me 10 lugë sheqer. I rrahim me rrahësen e vezëve së bashku për 2-3 minuta. Shtojmë pak kripë dhe vazhdojmë përzierjen e tyre deri sa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të jetë shtuar.
Më pas shtojmë 10 lugë miell në mënyrë graduale, me ndihmën e një site. E trazojmë miellin mirë me lugë .Lyejmë një tepsi me pak gjalpë dhe e pudrosim me pak miell dhe më pas shtojmë brumin e përgatitur. E vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 170 – 180 º C për 25-30 minuta.

Ndërkohë vendosim sherbetin në zjarr me ujë, sheqer, 2 feta limoni dhe e lëmë të ziejë. Menjëherë sa të marrë valë pas 5 minutash e largojmë tenxheren nga zjarri.

Nxjerrim revaninë nga furra, e lëmë të ftohet dhe më pas shtojmë sherbetin jo shumë të nxehtë. E lëmë të ftohet, për ta shërbyer më pas.