“Reshje shiu me stuhi” Korriku fillon me mot të paqëndrueshëm, sinoptikania: Në fundjavë rikthehet sërish..

Dita e parë e muajit korrik ka filluar me temperatura të larta tipike të të nxehtit afrikan. Por gjithçka do të ndryshojë duke filluar nga 2 korriku pasi territorit i vendit do të përfshihet nga paqëndrueshmëri të motit.

“Do të kemi ndryshim të kushteve të motit, do të kemi vranësira dhe reshje shiu me stuhi të cilat fillimisht do ë jenë përqendruar në zonën e Shkodrës dhe Lezhës, por do të prekë edhe kryeqytetin”, tha metereologia, Rezarta Xhakollari.

Rënia e temperatura do të nisë që nesër me 5 apo 6 gradë, por një rënie e mëtejshme pritet ditën e mërkurë dhe të enjte”.

Ndërkohë që fundjava thotë metereologia, do të jetë e favorshme për të gjithë pushuesit pasi do të rikthehet qëndrueshmëria e motit dhe temperaturat e larta.

“Fundjava do të na riktheje sërish stabilitetin. Do të jenë kushtet të favorshme për bregdet. Motin do ta kemi me diell dhe temperaturat do të jenë me rritje”, shtoi ajo.

Gjithsesi dy javët e parë të muajit korrik do të jenë kapricoze pasi sipas parashikimeve tregon metereologia Xhakollari ditët me diell do të alternohen me ditë me vranësira dhe reshje shiu./Gazetare: Amela Koçerri/