India thuhet të ketë arritur statusin e vendit më të shpejtë në botë, pasi ka administruar me sukses më shumë se 100 milion doza të vaksinave kundër koronavirusit, duke shmangur valën e dytë vdekjeprurëse të infektimeve. Ata e kanë arritur këtë numër për vetëm 85 ditë, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara me 89 ditë dhe Kinën me 102 ditë- raportoi ministria e shëndetësisë.
Por nuk shkoi çdo gjë vaj, pasi shumë shtete Indiane raportuan një mbarim të dozaqve edhe pse qeveria federale insistoi se kishin gjendje 40 milion doza vaksinash, dhe se këto njoftime ishin të pabaza. Parashikimet thonë se deri në korrik duhet jenë vaksinuar 250 milion njerëz.
Nga ana tjetër në Indi u raportua një rekord rritje rastesh ditore me më shumë se 150.000 raste dhe më shumë se 800 humbje jete në ditë.
India e ka nisur valën e parë të vaksinimeve në 16 janar, por vetëm të punonjësve shëndetësorë dhe stafit mjekësor në vijën e parë të luftës kundër Covid 19. Nga 1 marsi, kriteri për ata që duhet të merrnin dozën e tyre ishte për personat mbi 60 vjeç, ndërsa faza e 3 e vaksinimeve nisi më 1 prill, për atë gjithë ata mbi moshën 45 vjeç.
Rregullatorët e barnave në Indi, i kanë dhënë dritën jeshile dy vaksinave, AstraZeneca-s dhe Biotech.