Ksamili, një nga destinacionet më të njohura turistike në Shqipëri, ka tërhequr ditët e fundit vëmendjen për braktisjen masive.
Çmimi për një çadër dhe dy shezlongë arrin deri në 100 euro për dy persona në zona të ndryshme të Ksamilit.
Ky çmim i lartë ka shkaktuar reagime të shumta nga turistët, të cilët ndihen të zhgënjyer.
Një pushues, i cili rrëfeu përvojën e tij për JOQ, shprehu habinë dhe zhgënjimin e tij me këto çmime të larta, duke thënë se Ksamil po bëhet një destinacion gjithnjë e më i shtrenjtë e i paarritshëm për shumë njerëz.
“Hajde bëj pushime në Ksamil! Çadra 100 euro për dy veta dhe për tre ose katër persona duhet patjetër të marrësh dy çadra sepse nuk lejohet ndryshe”,-shkruan
ai. burimi JOQ
SHIKO.NEWS