Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën pasi makina e tyre u fundos në rezervuar
Bëhet fjalë për Erion Muçën, 22 vjeç, dhe Flora Gjinaj, 20 vjeçe.
Makina u pikas nga roja i sigurisë së rezervuarit, që njoftoi policinë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.