Kryeministri Rama bën me dije se gjatë vitit 2021 kanë lindur mbi 43 mijë fëmijë, të cilët kanë marrë çekun me lekë nga qeveria shqiptare.Keto jane dhe familjet e para qe do ta marrin kete cek.
“43.581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas, bashkë me mbarësinë dhe gëzimin, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.
115,764 fëmijë të lindur nga Janari 2019 kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit. 40,000 lek për fëmijën e parë; 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë”, shkruan Rama.
Shpresojme qe viti 2022 te jete nje vit i mbare per te gjitha familjet Shqiptare.