E diela elektorale e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, iu dedikua të rinjve të cilët përmes qendrës TUMO në kryeqytet janë angazhuar në trajnimet e teknologjisë së lartë kompjuterike.
Rama: Një fond garancie prej 50 milionë eurosh, i cili të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme aksesin tuaj në financimin e aktivitetit. Ne kemi përcaktuar në Planin tonë të Veprimit, dy programe të rëndësishme kombëtare, njëri është inovacioni dhe ekselenca në IT dhe tjetri është inovacioni dhe ekselenca në manifakturë.