Qytetari nga Berati blen gjel deti por cuditet cfarë i gjen brënda në stomak. Foto

Një qytetar nga Berati, pas therjes së gjelit të detit që kishte planifikuar për darkën festive, bëri një zbulim tronditës: brenda stomakut të gjelit u gjetën… gurë! Jo gurë të zakonshëm, por material stabilizant, që zakonisht përdoret për shtrimin e rrugëve.
Qytetari, i habitur dhe i indinjuar, e ndau këtë histori në një postim në rrjetet sociale, duke ironizuar gjendjen e mjeruar të moralit të fermerëve të papërgjegjshëm.

Denoncimi i tij në rrjetet sociale:
I shihni këta gurë? Material stabilizant për shtrimin e rrugëve. U gjendën ne stomakun e gjelit të detit që thera dje. Nga ky shkak nuk u gjend as tëmthi i gjelit i cili kishte plasur nga lemeria . Thonë që pula ha gur, sepse i duhet per te formuar levozhgën gëlqerore të vezës, por jo kaposhi. Asnjë shpend nuk do guxonte ti gëlltiste këta shkëmbinj me dëshirë, ia kanë futur me detyrim bashkë me ushqimin për të shtuar peshën për të fituar 3-4 mijë lekë më shumë. Kjo është ndërgjegja e “ fermerit” të babëzitur shqiptar që aspiron Europën.”

Siç duket, nuk mjafton që në tryezat tona kemi frikë nga kimikatet dhe hormonet që përdoren për “shëndetin” e produkteve ushqimore; tani duhet të përballemi edhe me gurët në stomakët e gjelave të detit!
Ky “inovacion” i ri ngre pikëpyetje të mëdha mbi moralin e disa fermerëve që, për të shtuar disa gramë peshë te shpendët, janë të gatshëm të përdorin metoda kaq absurde dhe të rrezikshme. Burimi JOQ