Një udhëtar i TIA i cili po priste fluturimin e tij për në Bologna ka shprehur zemërimin lidhur me përvojën konsumatore në një prej dyqaneve në aeroport.
Udhëtari ankohet se ka blerë një shishe ujë dhe dy kalcone për çmimin 17 mijë lekë të vjetra. Ai pretendon se salcicet Wudy “të mbështjellura me brumë”, ishin të pa pjekura dhe të papërshtatshme për konsum.
“Një shpifësirë e Shqipërisë,” e cilëson ai, ndër të tjera duke theksuar se kjo përvojë mund të ndikojë negativisht në perceptimin e turistëve për vendin.
Në denoncimin e tij, qytetari shpreh shqetësimin se sjellje të tilla mund të largojnë turistët nga Shqipëria, duke theksuar se shumë prej tyre mund të mos kthehen më.
QYTETARI SHKRUAN:
“Pershendetje JETA OSHT QEJF, Desha te ndaj me ju nje shpifsire te Shqiperise, jam ne aeroport Nene Teresa, po pres te fluturoj per Bologna, mora dy Wudy te sturpulluara me brume te pa pjekur, dhe nje shishe uje, pagova 17 mije leke, mua me ra goja duke ftuar te huajt te vizitojne shqiperine, sepse dua qe vendi im te perparesoj, dhe te zhvillohet, por kjo qe po shikoj edhe par nja dy vjet sa te na dali Zeri i zi do vijne turiste, por ju premtoj qe kush vjen nuk rikthehet me. Nuk kam ngel te qaj per 17 mije leke, por gjesti eshte shume i shpifur!”,-shkruan ai. Burimi JOQ
SHIKO.NEWS