Përbërësit:
- 250 gr spinaq i pastruar
- 250 gr rikota
- 50 gr djathë grana padano
- 40 gr bukë e thekur e grirë
- vaj ulliri ekstra i virgjër
- 1 thelpi hudhër
- kripë
- piper i zi
Për t’i lyer:
- 1 vezë
- bukë e thekur e grirë
- kripë
- piper i zi
Përgatitja:
- Për të përgatitur këto qofte, si fillim nxehni vajin së bashku me thelpin e hudhrës, shtoni spinaqin dhe lëreni të kavardiset në flakë të gjallë për 5-6 minuta duke e përzier shpesh derisa të skuqet mirë.
- Hiqni hudhrën, më pas transferojeni spinaqin në një enë, shtypeni lehtë me një sptaul që t’i hiqni ujin e tepërt dhe lëreni të ftohet. Kur të ftohet, grijeni imët me thikë.
- Më pas, hidhni rikotën në një enë, (nëse është shumë e ujshme kullojeni pak), pastaj shtoni spinaqin, djathin e grirë, kripë e piper dhe përzieni masën e qofteve.
- Më tej, për t’u dhënë konsistencë qofteve, shtoni bukën e thekur të grirë dhe vahzdoni përzierjen. Sapo brumi i tyre të jetë gati, formoni toptha të vegjël rreth 20 gram secili.
- Pastaj kalojini një nga një në një pjatë ku keni hedhur vezën e rrahur me pak kripë e piper e më tej në një pjatë ku keni hedhur bukë të grirë të thekur.
- Më pas vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre. Piqini në furrë ngrohur në 220 gradë për 20 minuta dhe shërbejini të nxehta.