Tiranë- Tani fëmijët mund të shkojnë në shkollë edhe 5-vjeç.
Sipas propozimit, synohet që fëmijët që nuk i kanë mbushur 6 vjeç të mund të regjistrohen në vitin shkollor, pa u penalizuar, siç ka ndodhur deri më tani, kur nëse një fëmijë ishte 5 vjeç dhe i mbushte 6 në tetor, atëherë do duhet që të priste vitin e ri shkollor, pasi nuk mund të regjistrohej në klasë të parë Parashikohet që kjo masë të përfshijë ata fëmijë që do e mbushin moshën për të hyrë në shkollë brenda datës 31 dhjetor.
“Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj. Nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë kur mbush moshën gjashtë vjeç edhe pas fillimit të vitit shkollor deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik, deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç”, thuhet në propozim.