Putin kërcënon Botën: Kush ndërhyn do të pësojë atë që kurrë nuk keni përjetuar në historinë tuaj!

Pas lajmeve për sulm, vjen edhe reagimi i presidentit rus Putin.

Vladimir Putin ka lëshuar një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin e saj ushtarak ndaj Ukrainës. Putin deklaroi se do të ketë pasojë të papara ndonjëherë për këdo që do të kërcënojë Rusinë.

“Tani disa fjalë të rëndësishme, shumë të rëndësishme për ata që mund të ndërhyjnë në ngjarjet e vazhdueshme nga jashtë. Kushdo që përpiqet të ndërhyjë dhe aq më tepër të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj. Ne jemi gati. Për çdo zhvillim të ngjarjeve. Janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme në këtë drejtim. Shpresoj se dëgjohem”, deklaroi Putin.